Demokratët thonë se marrëveshja e lidhur mes  Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme është antikushtetuese dhe se përmes saj qeveria po tenton të zëvendësojë  Strukturën e Posaçme Antikorrupsion me prokurorë të emëruar politikisht.

 “SPAKU është shpata e Demokleut të sistemit të drejtesisë. I jepet në dorë kryeministrit. Ramës i duhet një prokuror i përkohshëm privat”.

Dokumenti i firmosur nga Marku e Xhafaj sipas opozitës bie ndesh edhe me kodin e procedurës penale, ku përcaktohet se cili organ e ka kompetencën e çështjeve penale deri në krijimin e Prokurorisë së Posaçme. 

“Në krijimin e SPAK kompetencën për hetimet ndaj veprave penale korrupsionit apo zyrtarëve të lartë do ta ketë Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ato të rretheve.  S’ka me short dhe krijimi i një trupe prokurorësh”.

Demokratët paralajmërojnë se do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese këtë marrëveshje që sipas tyre zhbën reformën në drejtësi.

Tv Klan