Partia Demokratike mbledh sot disa nga forumet e saj, për të diskutuar lidhur me vazhdimësinë e aksionit opozitar, të intensifikuar së fundmi nga kjo forcë politike.
Takimin e parë, kreu i Partisë Demokratike pritet ta zhvillojë me aleatët opozitare, për të vijuar më tej me kolegjin e kryetarëve të degëve në rrethe.
Në orën 13.00 pritet që Basha të mbledhë kryetarët demokratë të Bashkive, ndërsa në orën 17.00 pritet të mbledhë kryesinë dhe grupin e Partisë./ABC News