PD ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar. Në këtë mbledhje do të diskutohet për situatën politike në vend si dhe për aksionin e opozitës pas dënimit me burg të demokratit Ervin Salianji.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të njoftohen për vendimin më të fundit të Kryesisë për të zhvilluar protestën kombëtare me datën 6 Tetor dhe për të vijuar me mënyrat e tjera te mos bindjes civile.
Synimi është që angazhohen strukturat e Partisë Demokratike në realizimin e aksionit të ri opozitar, që parashikon dhe një qëndrim ndryshe edhe në raport me Parlamentin.
Tv Klan