Jorida Tabaku u takua me biznese të ndryshme në Tiranë për t’i njohur ata me programin e PD për të rritur ekonominë, përmes uljes së taksave, pullës fiskale që mban larg tatimorët dhe rritjes së konsumit.
Bizneset pohuan të gjithë se situata është shumë keq thuhet në një njoftim të PD-së lëshuar për mediat. “Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën taksa”, tha Jorida Tabaku gjatë takimit me bizneset
Sipas Tabakut, qëllimi i programit të PD-së është të fitojë individi dhe ekonomia.
“Programi ka qëllim të fitojë individi, të fitojë ekonomia. Nuk mundet të fitojë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj dhe 5 veta që kanë mbrapa, duhet të fitojnë të gjithë shqiptarët”, u shpreh Tabaku, e cila iu përgjigj edhe një biznesi të madh që punësonte 50 njerëz, për lehtësitë që ofrohen.
“Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët. Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh”, shpjegoi ajo./tvklan.al