Demokratët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga mosbindja civile. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi deklaroi për mediat se do të bëjë gjithçka për të pamundësuar aktivitetin normal të seancës parlamentare.
Kreu i grupit parlamentar i cilësoi spontane aktet e dhunës dhe zjarrvënien e karrigeve.
Me akuzën e “shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “goditjes për shkak të detyrës”, policia e Tiranës dorëzoi në SPAK kallëzimin për 23 deputetë të opozitës për tensionet dhe djegien e karrigeve në oborrin e parlamentit.
Klan News