Partia Demokratike e ka cilësuar një investim të pavlerë projektin e nisur nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”.
Këshilltarët e djathtë thonë se nisja e punimeve njëherazi ka shkaktuar dhe një kaos në trafik.
Projekti për sheshin “Skëndërbej” parashikon kthimin e tij në një hapësirë totalisht dedikuar këmbësorëve me gurë dekorativ nga mbarë vendi dhe ku 50% e sipërfaqes do të jetë e gjelbëruar.
Punimet pritet të përfundojnë në muajin Qershor të vitit të ardhshëm. Si pasojë e punimeve që po kryhen, Bashkia ka devijuar edhe lëvizjen e automjeteve në qendër.
Tv Klan