Banori kërkon strehim, prej 10 muajsh në çadër
Partia Demokratike i ka dhënë zë rastit të familjes Krosi në fshatin Bushnesh në Krujë, e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pas prishjes së shtëpisë nga tërmeti.
Dodë Krosi rrëfen se banesën ia kanë kategorizuar të tipit DS5, por ende nuk ka asnjë informacion nga pushteti lokal lidhur me fatin e shtëpisë së tij.
“Në çadër jetoj, 10 muaj në çadër aty. Jetoj në çadër, edhe asnjë ndihmë asnjë, kështu nuk kanë ardhur që me na thënë, me na dhënë gjë me na ashtu. Kshu na ka thënë ai i komunës. Do të bëhet kabina në Thumanë. Kabinë, ku e di unë se si bëhen ato, po ne kërkojmë të bëhet këtu.Belind Këlliçi: Cfarë po ndodh tani në fazën që jemi tani? Dodë Krosi: Asnjë gjë! Dodë Krosi: Na rroftë çadra jonë”.
Dodë Krosi është invalid dhe përveç vështirësive që sjell gjendja e tij shëndetësore, thotë se i duhet të kalojë edhe dimrin e dytë në çadër.
“Belind Këlliçi: Ju kërkoni shtëpinë. Dodë Krosi: Një dhomë a dy dhoma, 2 dhoma të na bëhen këtu, nuk duam më tepër. 2 dhoma të na bëjnë, 2 dhoma”.
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po bën propagandë me programin e rindërtimit dhe se ditët në vijim do të denoncojë raste korruptive sipas saj me abuzmin e fondeve për familjet që kanë mbetur të pastreha nga tërmeti I 26 Nëntorit.
Tv Klan