“2 milion euro për klientët e qeverisë, shqiptarët në krizë”
Demokratët kanë vijuar akuzat në adresë të kryeministrit Rama se po shpërdoron paratë e shqiptarëve në kohë krize për klientët e qeverisë në dy inceneratorët, atë të Fierit dhe Tiranës.
“Dy 2 milion euro, në këto ditë të vështira, ditë të zeza për shpenzimet e shqiptarëve, ku seicili ka nevojë për ndihmë financiare të drejtëpërdrejtë, ndërsa Edi Rama çirret e ulëret se s’ka para, para paska për çfarë, për inceneratorët. Para ka, po para ka, por ato vidhen. Vidhen dhe më pas i nxjerrin jashtë Shqipërisë e i fshehin në parajsa fiskale”, tha Duma.
Duke e cilësuar kriminal vendimin e qeverisë për të çuar paratë e taksapaguesve për inceneratorë që nuk ekzistojnë, selia blu thotë se prioritet duhet të jenë qytetarët, mësuesit, mjekët, bizneset e prekura nga kriza dhe pensionistët.
“Prioritet është të sigurohen maska per gjithe dimrin për 1(një) milionë shqiptarë.të japësh bonus prej 1000 euro 2 mijë biznese të vogla. ushqimi i 2500 familjeve që kanë humbur vendin e punës, të cilët mund të marrin nga 16 mijë lekë (të reja) në muaj për 6-muajt e ardhshëm. Me 2 milion euro mund të jepej bonusi mujor prej 2 mijë lekësh (të reja) për më shumë se 20 mijë pensionistët”, shtoi ajo.
Demokratët thonë se zgjedhjet e 25 prillit do të shënojnë fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë, duke nisur kryeministrin Rama si me pergjegjesin e parë të krizës.
Tv Klan