Demokratët e akuzojnë Edi Ramën se përmes të përzgjedhurit të tij, Helidon Bendo, në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, ka promovuar në poste drejtuese brenda këtij institucioni ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit. Enkelejd Alibeaj përmendi 9 raste, që sipas tij janë të provuar se kanë qenë pjesë e sigurimit në regjimin komunist.

“Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike; Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë; Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative; Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan; Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative); Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës; Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit; Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë; Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH”.

“Për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjaftueshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të të tjerët, ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHISH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës

“.

Demokratët e akuzojnë Kryeministrin se, edhe në Policinë e Shtetit po promovohen ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit.

Tv Klan