“Do i bëjmë pensionet 250$”
Duke iu referuar raportit të Komisionit Europian, Partia Demokratike thotë se shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. Shkak sipas opozitës, është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lidhjet e saj me krimin e korrupsionin.
“Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare. Me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve“, tha ish-deputetja Pampuri.
Demokratët thonë se në raportin e tij Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike dhe se pas ardhjes në pushtet pensioni minimal do të jetë 250 Dollarë.
Tv Klan