“Tender 1 miliard Lekë nga AKSHI, i paracaktuar ”
Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se rindërtimi i shkollave të kryeqytetit, të dëmtuara nga tërmeti, po vonon për shkak të aferave me tenderat.
“Erion Veliaj ka tenderuar 30 milionë Euro për të ndërtuar 14 objekte arsimore, ndërkohë që BE me standardet e tyre europiane, tenderon 15 milionë Euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore”, thotë zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.
Selia blu denoncon edhe një tender të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit me vlerë 1 miliard Euro, që sipas demokratëve e ka të paracaktuar fituesin.
“Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe kompania e parë ‘Integrated Security Solution’ nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa kompania e dytë bashkimi i operatorëve ekonomiëk ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & Communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliard Lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë”, shprehet ish-deputeti Endri Hasa.
Por në një reagim të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit thuhet se ky sistem bazohet mbi elemente të qeverisjes elektronike të ndërtuar në këto vite, të njëjtët elemente që e klasifikojnë sot Shqipërinë të parën në rajon për qeverisjen elektronike sipas OECD dhe se për procedurën e tenderit nuk ka pasur asnjë ankesë mbi kriteret e kualifikimit.
Tv Klan