Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë si shkaktare të gjendjes së rënduar ekonomike. Duke iu referuar shifrave për vitin 2018, në dy raportet atë; të Eurobarometrit dhe Barometrit për Ballkanin, opozita thotë se papunësia dhe korrupsioni vijojnë të jenë dy nga shkaqet kryesore që kanë ndikuar në përkeqësimin e jetës së shqiptarëve.
Eurobarometri i 2018 për Shqipërinë, fakton që 1 milionë 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe. Po ashtu Eurobarometri tregon se për 67% të shqiptarëve papunësia është problemi më i madh i tyre”
Një tjetër raport i rëndësishëm, Barometri për Ballkanin tregon se 51% e shqiptarëve deklarojnë se janë të përjashtuar nga shoqëria se nuk gjejnë dot punë. 48% e shqiptarëve deklarojnë që problemin më të madh me korrupsionin e kanë në shëndetësi, spitale dhe ilaçe.”
Tv Klan