Demokratët depozituan dokumente shtesë për padinë e bërë më herët në Gjykatën Kushtetuese lidhur me taksimin e profesioneve të lira, duke e cilësuar atë një barrë dhe padrejtësi që po shtrenjton jetën e shqiptarëve.
Jorida Tabaku: Vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti, janë rreth 3 mijë e 600 biznese që janë pezulluar. Ky ligj, i padrejtë dhe diferencon. Sot jemi në kushtet e cënimit të sigurisë juridike, shkeljes së kushtetutës dhe një tatimi që shkon 30 deri në 40% për profesioniet e lira, tatimi më i lartë në Republikën e Shqipërisë.
Sipas ligjit të ri që ka hyrë në fuqi nga 1 Janari i vitit 2024, të gjithë personat fizikë tregtarë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim.
Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë Lekë do të tatohen 15%, ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë Lekë 23%.
Tv Klan