Pep Guardiola ka dalë në mbrojtje të yllit të Manchester City-t, Erling Haaland pas humbjes së fundit shokuese ndaj Aston Villa-s, duke e bërë të qartë se përgjegjësia është e të gjithëve. Pavarësisht se skuadra ra në vend të shtatë në renditjen e Premier Ligës dhe distanca me Liverpulin e vendit të parë shkon në 2 pikë, trajneri katalanas vazhdon që t’i përmbahet formulës së zakonshme.

“Ka të bëjë me të gjithë dhe jo vetëm me një lojtar! Në të kaluarën, kur ne kemi shënuar gola dhe Erling ishte prodhimtar përpara portës dhe na ndihmonte ne, kjo erdhi për shkak të ekipit. Por kur ke probleme në mesfushë dhe mbrojtje, përfshihet i gjithë ekipi! Jo vetëm një futbollist. Nëse do të ishte vetëm një lojtar përgjegjës, do të ishte e thjeshtë që të shikohej arsyeja! Nuk ka të bëjë me atë! Erling është kaq i rëndësishëm për ne, do të jetë në të ardhmen dhe duhet që ta përdorim më mirë!”

Citysens do të përballen më 26 dhjetor kundër Evertonit të Armando Brojës. Tekniku katalanas u shpreh se kjo situatë është e re për ta, por do të përpiqen ta lënë pas sa më parë.

Guardiola shtoi e disa lojtarë po rikuperohen, e kjo do të ndihmojë skuadrën në vazhdim. Haland e ka pranuar se ai e ndien peshën e mungesës së golave, por ka besim se skuadra do ta lërë pas momentin negativ.

Klan News