Shkelësit e ligjit përdorin metoda të ndryshme për të arritur qëllimin e tyre. Kemi parë shpeshherë se si përdorin ushqimet për të futur drogë apo celularë brenda burgjeve. Por, një rast i rrallë është shënuar në një burg të Anglisë. Në Dorset, trafikantët aty përdorin minj të ngordhur. Brenda trupit të këtyre minjve fshehin drogë dhe aparate celulare.

Ministria angleze e Drejtësisë bëri me dije se në burgun e Dorset janë zbuluar disa minj të tillë, të cilëve brenda trupit ju kishin vendosur drogë, telefona, karta SIM, cigare etj. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, persona të jashtëm i hidhnin minjtë mbi gardhin e burgut. Brenda ata bashkëpunojnë me një person të kompromentuar, që autoritetet po punojnë për ta zbuluar.

Zyrtarët e burgjeve po përpiqen që të ndalojnë hyrjen e celularëve nëpër burgje në Angli dhe në Uells, si pjesë e një përpjekje për të ulur numrin e ngjarjeve kriminale në vend.

/tvklan.al