lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 12 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Rama, pritje madhështore nga emigrantët në Athinë: Ligji i luftës, absurd. Problemet t’i zgjidhim si europianë

Kryeministrit shqiptar Edi Rama i rezervohet një pritje madhështore nga mijëra shqiptarë në Athinë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se është absurde që Greqia mban ende ligjin e luftës ndërsa apeloi që problemet t’i zgjidhin si europianë.

Mediat e medha greke, jehonë vizitës së Ramës: Mbushi plot stadiumin, masa të forta sigurie

Mediat më të mëdha të Greqisë i bënë jehonë takimit të kryeministrit Edi Rama në Athinë duke nënvizuar pritjen nga mijëra shqiptare dhe masat e sigurisë. Ajo theksojnë edhe deklaratën e Ramës se nuk ka shkuar aty për të provokuar.

Muzetë dhe sitet, të hapura pa pushime deri në fund të tetorit për shkak të turistëve

Të gjitha muzetë dhe parqet arkeologjike do të jenë të hapura përtej orarit si dhe gjatë fundjavës deri në fund të muajit tetor. Vendimi Vjen për shkak të fluksit të turistëve dhe interesit të tyre për t’u njohur me kulturën dhe historinë e vendit tonë.

Ulen ndjeshëm çmimet e karburanteve. Ndikuan tregjet ndërkombëtare dhe dobësimi i dollarit

Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët që prej fillimit të vitit si pasojë e reflektimit të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por edhe fuqizimit të lekut në raport me dollarin amerikan.

Paraja false, BSH: Kujdes nga eurot këshillohet më tepër përdorimi i lekut

Banka e Shqipërisë këshillon qytetarët të rrisin përdorimin e lekut pasi në vendet e BE po qarkullon sasi e konsiderueshme e kartëmonedhave Euro të falsifikuara. Në Shqipëri paraja e falsifikuar ka shënuar një rënie rekord.

Burgjet: 26 të dënuar të mbyllen në 41-B. SPAK pranon 6 prej tyre, 4 refuzohen, 16 nË shqyrtim

Drejtoria e Burgjeve kërkon që 26 të dënuar të kalojnë në regjimin e posaçëm “41 Bis”. Tv Klan mëson se deri tani SPAK ka pranuar vetëm 6 prej tyre, 4 janë refuzuar ndërsa 16 të tjera janë ende nën shqyrtim.

Betohet presidentja e re e RMV. Ambasadorja e greqisë braktis sallën: U përmend vetëm “Maqedoni”

Incident në seancën parlamentare e betimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut. Ambasadorja greke u largua nga ceremonia, pasi presidentja Davkova nuk përmendi emrin zyrtar të shtetit, Maqedoni e Veriut, por vetëm më Maqedoni.

Pas dy vitesh luftë në Ukraine, Putin shkarkon ministrin e mbrojtjes. Në vend të tij emëron një civil

Pas dy vitesh luftë ne Ukrainë, presidenti Vladimir Putin ka vendosur qe Sergei Shoiugu të mos jetë më ministër i Mbrojtjes. Në vend të tij është propozuar një civil, ekspert për ekonominë, ish-zëvendëskryeministri Belousov.

/tvklan.al