Jessica Pratt është një ndër emrat më të njohur të muzikës operistike sot. Ajo është cilësuar si një soprano me një tingull të ndritshëm dhe të pastër. E lindur në një qytet në jugperëndim të Anglisë, Pratt rrjedh nga një familje artistësh, ku babai i saj luajti një rol të rëndësishme në nxitjen e saj drejt muzikës.
Pas debutimit të saj si “Lucia Di Lammermoor” në vitin 2007, Jesicca ka performuar në disa nga teatrot më prestigjioze të mbarë globit. Në studion e “Rudina” në Tv Klan ajo ndan emocionet për personazhin që tashmë e personifikon, Lucian.
“Për mua përfaqëson shtëpinë. Unë kam debutuar me Lucian në Itali me rolin e saj pothuajse përpara 20 vitesh dhe e këndoj këtë rol të paktën një herë ose dy herë në vit prej 20 vitesh. Prandaj gjendem sikur të jem në shtëpi. Është një personazh pas të cilit jam shumë e apasionuar sepse ishte një grua e pavarura që luftonte shumë kundër një shoqërie patriarkale dhe nuk ia doli mbanë, prandaj dhe e humbi toruan sepse nuk i nënshtrohej dot rregullave të kohës. Mendoj se është një pikë muzikale, por dhe shoqërore. Një pikë referimi në vitin 1835 ku gratë kërkonin të drejtën e votës, po fillonin të bëheshin këto vepra që përqendroheshin tek gratë që ishin të dobëta, kur humbnin burrin e tyre, humbnin dhe toruan. Kurse Lucia është e para që i shkon deri në fund, ajo e humbet veten dhe nuk arrin dot që të përkulet ndaj rregullave të kohës, prandaj më pëlqen shumë,” tha Jesicca Pratt.
Jessica shprehet gjithashtu se roli i Luacias është pikë qendrore në repertorin e saj.
“Është një ndjesi shumë e bukur. Ka shumë Lucia të mëdha, por për mua është një pikë qendrore e repertorit tim dhe ka të bëjë me shumë dedikime. Duhet ta regjistroj dhe një herë nga fillimi provat në përpjekje për të gjetur mënyrat që të përmirësohem. Edhe pse kam vënë në skenë më shumë se 45 produksione, gjithsesi çdo herë është e ndryshme sepse ke një regjisor të ndryshëm, ka një këndvështrim të ndryshëm, ka një maestro të ndryshëm dhe kolegët janë të ndryshëm, pra nuk është gjithmonë konstante,” u shpreh sopranoja./tvklan.al