“E quaj imoralitet që jep mend ndërkohë që thua bashkëjetoj me maçokun tim”, debat mes dy opinionistëve në Love Story

Në emisionin “Love Story” ka pasur një debat të fortë mes opinionistëve Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj. Debati nisi me komentet e Kristit se do një femër 4D, ku Jerina Lalaj tha se nuk do të bjerë në vulgaritet.

Ndërkohë Robert Aliaj tha se, Lalaj bën moral, por është “krejtësisht personazh i dështuar”. Lalaj u përgjigj duke thënë se Aliaj nuk ka koherencë sepse “çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë”.

Robert Aliaj: Provincialët unë i kam neveri dhe ata që vijnë këtu dhe bëjnë këtu moralitet si kjo që bën këtu gjithë kohës moralitet dhe thotë gjëra pa sens, ia kam thënë dhe herë tjetër, as po, as jo, as mish, as peshk se s’do ta prishë me njeri fare, kjo gjë më pengon shumë.

Jerina Lalaj: Më imoralitet se të vijë babai me djalin në të njëjtin emision, më fal, por nuk ka!

Robert Aliaj: Unë e quaj imoralitet ty që jep mend këtu ndërkohë që thua bashkëjetoj me maçokun tim.

Jerina Lalaj: Po, patjetër!

Robert Aliaj: Ti je krejtësisht personazh i dështuar dhe më bën mua moral.

Jerina Lalaj: Unë e dështuar do isha po të jetoja me një personazh si ty. Zoti na ruajt.

Robert Aliaj: Jeto me maçokun ti.

Jerina Lalaj: Patjetër, jetoj me kë të dua.

Robert Aliaj: S’mund të vish të japësh moral këtu.

Jerina Lalaj: Moral nuk bën ti që je një njeri që nuk ke koherencë sepse çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darkë.

Robert Aliaj: Nuk ke të drejtë të japësh ti mësime këtu.

Jerina Lalaj: Unë jam mësime për të cilat më kanë thirrur në këtë emision. Kur të bësh ti emision, ti thirr pjesën tjetër të familjes dhe bëni show familjar.

Robert Aliaj: Ai është problemi, problemi është i atyre që të kanë thirrur. Produksioni duhet të sjellë këtu njerëz që justifikojnë moralitetin për këtë një që ndodh këtu.

Jerina Lalaj: E ka nisur me ty!

Robert Aliaj: Unë e kam bërë familjen që ti nuk e bën dot.

Jerina Lalaj: O Zot faleminderit që nuk kam një familje si e jotja.

Daniela-Vilianit: Nuk shkon dot tek burimi, se nuk e ke gotën për ta mbushur

Ata janë përfolur shumë si çifti i radhës në programin “Love Story” në Tv Klan, por duket se ende Daniela dhe Vilian nuk janë të sigurtë për ndjenjat e njëri-tjetrit.

Nga ana e Danielës ky do të ishte një takim sqarues me Vilianin për të qenë më të qartë me veten e tyre. Ajo dyshon tek një lidhje e mundshme e tij jashtë spektaklit dhe besimi që Viliani ka ndaj fronistes.

Vilian: Si e kanë pritur familjarët, shoqëria?

Daniela: Kam marrë një mal me mesazhe disa urime, të trashëgohesh, jetë të lumtur, po dasmën kur do e kemi? Disa thonë nuk shkon shumë me Vilianin, ke bërë zgjedhjen e gabuar.

Vilian: A ndikohesh ti?

Daniela: Nga mesazhet?! Jo. Na simpatizojnë bashkë, nuk na shohin me njëri tjetër… Po mami?

Vilian: Mami më përkrah në çdo hap që bëj. Edhe më simpatizon shumë.  

Daniela: Po motra, vëllai, babi?

Vilian: Lidhjet më të fortai kam pas me mamin.

Daniela: Je çun mami?

Vilian: Jo, jam çun babi.Përballë teje kam qenë një tip pak më i ndrydhur, kisha siklet.

Daniela: Kishe emocione?

Vilian: Me një femër tjetër nuk do duroja kaq sa të kam duruar ty…

Daniela: Njohja jashtë është e pamundur tani.

Vilian: Gjërat vijnë hap pas hapi…

Daniela: Po vetëm kështu mund të të njoh.

Vilian: Po pikërisht, unë aty dua t’i çoj gjërat…

Daniela: Nuk shkon dot tek burimi, se nuk e ke gotën akoma për ta mbushur.

Vilian: Ujë ka gjithandej edhe burime…

Daniela: Në këtë rast flasim unë dhe ti…

Vilian: Unë nuk dua të pi ujë për momentin, dua të gjej ku është burimi. 

Jonny i “rrëmben” puthjen Sellmës dhe i rrëfen fëmijërinë: Nuk ka qenë e lehtë!

Kur puthja vonon, atëherë duhet ta rrëmbesh! Strategji që doli me sukses për Jonny-n, i cili ishte në një takim këtë javë me Sellmën, një prej konkurrenteve për të cilën fronisti ka interes që ta njohë më shumë.

Jonny dhe Kristi kishin disa javë pa dalë në një takim me njëri-tjetrin dhe këtë herë e shfrytëzuan për t’u sqaruar.

Për Jonny-n, ka ardhur një moment që nuk e di se si është në lidhje me konkurrenten, ndërsa kjo e fundit i tha se aty brenda, pavarësisht takimeve të tjera, atij nuk i ka rrahur zemra siç i ka rrahur me të.

Jonny: Erdhi koha sikur nuk e di as për veten time si jam në lidhje me ty, fare. Nuk e di, nuk e kam idenë fare.

Sellma: Unë jam stepur. Jam disa hapa mbrapa nga ndodhitë që kanë ndodhur. Nuk e kam te puthja se aty është bërë si mirëmëngjes. Nuk besoj se të ka rrahur zemra siç të ka rrahur me mua.

Jonny nuk e mohoi që është i tërhequr pas Sellmës, por nga ana tjetër ka frikë pjesën misterioze të konkurrentes.

Jonny: Nga një anë jam shumë i tërhequr pas teje, kam shumë qejf të jem me ty, nga një anë s’di fare, a funksionon kjo se më dukesh misterioze. Pas 4 muajsh duhet ta japësh diçka, duhet të jesh gati ta japësh pak veten, mos të bësh gjithë kohës si e vështirë.

Pas kësaj Sellma i bëri disa pyetje Jonny-t për jetën e tij personale, ndërsa në fund gjithçka u mbyll me disa puthje mes të dyve në bilardo!

Sellma: Si e shikon veten pas programit?

Jonny: Jam gati për një diçka të vërtetë, por prapë e kam të vështirë të lidhem me njeri dhe t’ia jap veten dikujt.

Sellma: Si ka qenë fëmijëria jote?

Jonny: Nuk ka qenë e lehtë. Ka rrëshqitur shumë shpejt në jetën time kjo pjesa, ngaqë mami im punonte gjithë ditën dhe nuk kishte mundësi tjetër, kisha dhe një motër të vogël dhe më ngeli mua.

Sellma: Kush është dhurata më e bukur që ke marrë?

Jonny: Ku kam shkuar me babin tim nga Athina në Mykonos!

Sellma: Si e mban mend ti babin tënd?

Jonny: Do e lemë muhabetin për babin tim, aq. Po më vjen shumë mirë që po më bën pyetje të tilla.

Sensuale dhe tepër provokuese, Aiden, njihuni me vajzën e re që hyn në Love Story

Javën e kaluar fronistja Dea bashkë me Albionin janë larguar nga “Love Story” për ta vazhduar rrugëtimin e tyre jashtë.

Sot një vajzë e re i është bashkuar rrugëtimit të Love Story. Bëhet fjalë për Aiden, një ekonomiste në profesion, por që ka pasion të madh për make-up.

Ajo ka prezantuar veten perms një klipi të shkurtër dhe vjen në program për të gjetur partnerin e jetës.

“Pamja është kartvizita e çdo vajze, kështu që unë i përkushtohem shumë vetes me fitnes dhe yoga. Kam patur disa eksperienca në botën e spektaklit, videoklipe dhe reklama. Dua të gjej dikë me të cilin të jem partner në jetë. Love Story është vendi i duhur për të takuar djalin që unë po kërkoj. Më pëlqejnë djemtë e Love Story, por nuk do përmend asnjë emër. Dua t’i njoh nga afër sepse më pëlqen që çdo njohje të jetë sa më natyrale.”

Kristi: Kam ankth kur shikoj babin në skenë! Xheni: 1000% që jam e duhura për ty

Kristi dhe Xheni zhvilluan takimin e tyre mes pyetjeve të shumta pikante dhe një telajoje ku fronisti po pikturonte konkurrenten. E teksa tregoi se çfarë ka kërkuar së fundmi në celularin e tij, Kristi iu përgjigj edhe një pyetje, se çfarë është ndonjë sekret që mban të fshehur. Fronisti tregoi se ka një lloj ankthi sa herë që shikon babain e tij, Robert Aliaj në skenë.

Kristi: Gjë e shpeshtë që nuk e them shpesh është një lloj frike… jo frike, por një lloj ankthi që kam kur shikoj babin tim në skenë.

Xheni: Çfarë ta shkakton këtë lloj ankthi?

Kristi: Është e vështirë në skenë të shkëputesh nga fakti që je çuni i tij.

Xheni: Ke frikë se të gjykojnë apo që nuk do pëlqej gocën që ti do pëlqesh?

Kristi: Që të dyja!

Nga ana tjetër, Xheni nuk fsheh faktin që sipas saj vajzat e tjera janë xheloze për një arsye shumë të thjesht, sepse konkurrentja është e duhura për Kristin.

Kristi: Nuk kam qejf të bëhen vajzat e tjera xheloze kot. Do bëhen?

Xheni: Mendoj që vajzat e tjera janë xheloze.

Kristi:Janë?

Xheni: Sigurisht nuk  e vënë dyshim. Janë xheloze sepse e dinë që unë jam e duhura.

Kristi: Për mua?

Xheni: Po.

Kristi: Je e sigurt?

Xheni: 1000%.

“Këtë banalitet do ta lë këtu”, Robert Aliaj largohet nga emisioni: T’ju vijë turp

Gjatë emisionit “Love Story” ka pasur debate me tone të ashpra mes opinionistëve.

Robert Aliaj në një moment të caktuar të show-t u largua pasi u ballafaqua me Xhensila Peren për një koment që kishte bërë për të.

E di si është puna Alketa, mua më vjen shumë keq, më vjen keq për Kristin, por këtë banalitet do ta lë këtu. Ky është banalitet skandaloz dhe është kulminant në televizion si event banal.

“T’ju vijë turp që e bëtë këtë gjë kështu”, u shpreh Aliaj.

“Kush je ti që më fyen mua në këtë pikë?” Xhensila Pere përballet me Robert Aliaj

Opinionistja e “Talk Love Story” në Tv Klan, Xhensila Pere me këmbëngulje ka kërkuar një ballafaqim me Robert Aliaj pas statusit që ai ka bërë në Instagram për një koment të saj mbi djalin e tij, Kristin, konkurrent i programit “Love Story”.

“Love Story mos e bëni zyrë sekserësh as moralizuesish provincialë. Nuk ka si mos të jetë nivel mediokër kur japin opinione individë të dështuar në jetën e tyre, habitet Xhensila me Kristin që në katër muaj nuk po vendos dot dhe arron që po plaket beqare dhe pa zanat. Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japi leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”, shkruan Robert Aliaj.

Xhensila Pere: Unë do të doja të isha këtu për të celebruar një dashuri dhe jo për një status të tillë, kur kam marrë ftesën për të qenë opinioniste tek Love Story absolutisht kam qenë shumë e lumtur dhe bëra një premtim me veten që të jem sa më e drejtë dhe të di se ku mbaron liria ime dhe ku fillon liria e tjetrit. Gjithashtu jam përpjekur si me djemtë, si me vajzat, 4 fronistët të jap mendimin tim gjithmonë pa cënuar dhe pa fyer askënd. Kam vetëm 1 pyetje, kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?

Robert Aliaj: Unë nuk të kam fyer fare, po nejse nuk dua të bëj debat këtu se nuk është vendi. Ideja ishte që…

Xhensila Pere: Unë ndihem e fyer…

Robert Aliaj: Do të them një gjë me shumë sinqeritet ky reagim është më kompleks se kaq se nuk më pëlqeu mënyra si i ndërtoni gjërat me orientime nga komiteti qendror e bla bla… unë i kam inat, nuk je vetëm ti e përfshirë aty. Ti ishe impulsi. Unë do doja njerëz të suksesshëm këtu…

Xhensila Pere: Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm duhet të kesh një familje? Ke folur mjaftueshëm… 

Jo 1, por 8! Kush mori trëndafil në “Love Story”

Djemtë rezultuan fatlumë gjatë programit “Love Story” këtë të hënë. Të tetë morën trëndafila nga fronistja e re, e cila tha se do që t’i njohë të gjithë djemtë aty.

“Unë nuk kam marrë 1 trëndafil sot, por kam marrë 8 trëndafila sepse dua t’i njoh të gjithë çunat këtu”, tha Aiden.

Trëndafilin e Aidenit e pranoi edhe Viliani.

Për këtë arsye, Daniela nuk zgjodhi asnjë prej djemve të tjerë tha se “nuk ia vlen që t’ia japë dikujt”.

Ndërkohë Jonny do të vijojë takimin me Sellmën. Ai i kërkoi falje Edës, pasi kishte menduar t’ia jepte asaj trëndafilin këtë javë, por u shpreh se duhet të rregullojë diçka me Sellmën.

“E kisha menduar gjithë javën dhe e kisha zgjidhur, më fal Eda, por këtë javë nuk ta jap dot. Do ia jap Sellmës sepse duhet të rregulloj diçka”, tha Jonny.

Kristi nga ana tjetër zgjodhi që t’ia jepte trëndafilin Marinelës./tvklan.al