Bukuritë e Elbasanit të hedhura në telajo. Jo vetem lagjja historike e qytetit, por edhe zonat përreth që janë të preferuara nga vizitorët. Puna 3 ditore e 20 piktorëve u përmbyll me 45 punime që janë kryesisht peizazhe. Piktorët thonë se janë frymëzuar nga qyteti i Elbasanit.
“Punuam në Elbasan në lagjen Kala dhe në këto monumentet e natyrës.”
“Kemi hulumtuar qytetin e Elbasanit aty ku nuk kemi shkuar kurrë. Kemi pikturuar brenda kalasë, në rrethina dhe në njëfarë mënyre kemi kuptuar pasuritë natyrore që ka qyteti i Elbasanit.”
Aktiviteti bëri bashkë piktorë vendas dhe nga trevat ndërsa një organizim i tillë synohet të kthehet në traditë.
Artur Guni, Drejtor i Kulturës, bashkia Elbasan: Është një aktivitet që ne mendojmë ta bëjmë të përvitshëm. Në fund të gjithë piktorët do t’i dhurojnë një nga punët e tyre galerisë që do të hapet së shpejti në Elbasan.
Pjesë e kolonisë u bënë edhe piktorë të rinj.
Klan News