Skënderbeu bie në sy në 11-shen ideale të javës së 27. Në reshtimin 4-3-3 janë 2 futbollistë të skuadrës korçare, egjiptiani Saleh Nasr autor i 2 golave në fitoren e rëndësishme 3 – 0 ndaj Bylisit dhe mbrojtësi Elvis Prençi.
Nga Skënderbeu është përzgjedhur edhe Ernest Gjoka, si trajneri më i mirë i javës. Mes mbrojtësave janë edhe 2 lojtarë të Elbasanit që mundi 2 – 0 Partizanin.
Kapiteni Emiljano Musta, i cili shënoi dy herë nga penalltia dhe lituanezi Sigitas Olberkis.
Nga 2 lojtarë ka edhe Dinamo e Teuta, ndërsa janë përzgjedhur edhe futbollistë të Egnatias, Laçit dhe Vllaznisë. Formacioni më i mirë i javës votohet nga trajnerët e ekipeve kombëtarë.
Tv Klan