Vëmendja kryesore e javës së 10-të e Superligës është në Shkodër aty ku luhet mes Vllaznisë dhe Partizanit. Shkodranët tentojnë të kalojnë krizën e rezultateve në javët e fundit teksa në “Loro Boriçi” sfidojnë kryeqytetasit që fazën e parë të kampionatit e mbyllën në kryesim.

Për trajnerin e kuqebluve, Tomas Bërdariç, 90 minutëshi premton surpriza, gjithsesi janë të gatshëm për të përballuar forcën e Partizanit.

Thomas Bradaric, trajneri i Vllaznisë: Energjia në skuadër është shumë e mirë. Kemi edhe shumë kohë për tu përgatitur dhe për të dhënë maksimumin kundër Partizanit. duhet për të bërë një plan të mirë dhe për të qenë të fokusuar në fushën e lojës. Detajet e vogla janë deçizive për të bërë edhe diferencën në fushën e lojës.

Optimizëm edhe në radhët e të kuqve. Tekniku, Aleksandër Veselinoviç vlerësoi rivalët, teksa pret spektakël edhe në tribuna.

Aleksandar Veselinovic, trajneri i Partizanit: Duhet të kemi respekt për të gjithë rivalët tanë. Statistikat mbeten gjithmonë statistika, nuk është problemi fusha apo qyteti në të cilin luajmë nëse ne jemi maksimumin është si të luajmë në Tiranë ose jashtë. Kemi marrë informacion që Balaj po trajtohet në Serbi, por nuk bën problem nëse ai luan apo jo. Vllaznia është një skuadër e kompletuar, ka në stol lojtarë shumë të mire.

Aktualisht, skuadrat ndahen nga 2 pikë në renditje me Partizanin që në letër shihet e favorizuar për shkak edhe të formës që po kalon. Të kuqtë kanë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit kundrejt 1 pike të regjistruar nga shkodranët.

Klan News