Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, vlerësoi maksimalisht Egnatian, në prag të sfidës në kampionat.

Veselinovic tha se ka respekt për kampionët, por shtoi se ekipi i tij duhet të respektojë veten në radhë të parë.

Sipas tij, ky takim do të jetë ndryshe në krahasim me takimin e parë në Rrogozhinë.

“Jemi profesionistë. Ne po përgatitemi si zakonisht,  kemi shumë pak kohë në dispozicion, pasi ndeshjet janë të ngjeshura. Luajtëm me Tiranën, tani na pret Egnatia dhe Bylis. 3 ndeshje për 8 ditë. Është një proces normal, kjo është pjesë e punës tonë. Është shumë e rëndësishme ta theksojmë se nesër luajmë ndaj kampionëve në fuqi Egnatias. Ne i respektojmë ata, pasi është normale të respektosh ekipin kampion, por si gjithmonë ne duhet të mendojmë fillimisht për veten tonë.

Çdo ndeshje, çdo ditë është ndryshe. Në historinë e futbollit nuk ka ndeshje të njëjta, i njëjti rezultat , të njëjta situata. Patjetër ndeshja nesër do të jetë krejt ndryshe nga ajo që luajtëm fazën e parë në Rrogozhinë.

Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një. Jemi ende larg fazë “play-off” dhe ndeshjeve finale. E kam thënë edhe herë tjera mund të bësh gjithçka mirë përgjatë 8 muajve , por në muajin prill nëse pëson dëmtime, mund të shkatërrohet gjithë sezoni. E vetmja mënyrë e drejtë është t’i marrim ndeshjet një nga një, të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, deklaroi Veselinovic.

Ndeshja Partizani-Egnatia, do të luhet ditën e Enjte, duke nisur nga ora 17:00. /tvklan.al