Partizani do të presë në “Arenën e Demave” Eegantian në sfidën e javës së 16 të Kategorisë Superiore.

Një ndeshje nga e cila vendoset vendi i parë i renditjes. Të kuqtë kryesojnë me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa rrogozhinasit janë të dytët me dy pikë më pak.

Ecuria e Partizanit ka qenë mjaft e mirë, ndërsa ekipi nuk e njeh humbjen prej 14 takimesh radhazi. Trajneri Aleksandar Veselinoviç deklaroi se skuadra ka një test të vështirë përpara, që duhet ta kalojë.

Aleksandar Veselinoviç, trajneri i Partizanit: E respektoj maksimalisht Egnatian dhe kampionët. Fillimisht do të mendojmë për veten tonë. Çdo ndeshje ka diferenca nga mënyra e lojës dhe nga situata dhe sigurisht që ndeshja me Egnatian do të jetë e ndryshme, Do i marrim hap pas hapi ndeshjet për të realizuar objektivin e këtij sezoni.

Edhe zigjelbrit po kalojnë një formë mjaft të mirë, ndërsa kanë tri fitore në 4 takimet e fundit në kampionat.

Trajneri Edlir Tetova tha se ekipi problem ka terrenin, por është plotësisht i mobilizuar dhe ka si objektiv fitoren, pavarësisht rivalit të vështirë.

Klan News