U vra në Itali, ministri Balla: Do ndjekim procesin atje
23-vjeçari Klajdi Bitri nga Lushnja, i cili u vra tragjikisht në Itali nga një shtetas algjerian, u përcoll këtë të Shtunë për në banesën e fundit.
Familjarë dhe të afërm, morën pjesën në ceremoninë e varrimit dhe shprehën ngushëllime për familjen Bitri.
I pranishëm në banesën e të familjes së 23-vjeçarit ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, së bashku me kryebashkiaken Eriselda Sefa.
Teksa shprehu ngushëllimet e tij, Balla tha se do të ndjekin nga afër procesin gjyqësor në Itali.
“Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që drejtësia të shkojë në vend.”
Klajdi Bitri u godit nga një 29-vjeçar algjerian me pushkë peshkimi në kraharor, pasi u fut të shuante një konflikt mes tij dhe mikut të tij italian të nisur për shpejtësinë e makinës dhe mosdhënie të përparësisë në rrugë.
Tv Klan