Sandër Lleshaj: Gjest i ulët, do ashpërsojmë masat
Shefi i stacionit të policisë në Fushë-Arrëz është arrestuar mbrëmjen e së premtes pasi është denoncuar nga një vajzë për përdhunim.
Izmir Duraku përfundoi në prangat e SHÇBA pasi një 27-vjeçare ka shkuar në policinë e Shkodrës në 2015-ën për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, por më pas ka rënë pre e përdhunimit nga Duraku.
Ky i fundit në atë kohë mbante detyrën e shefit të krimeve në komisariatin e Shkodrës. Për ngjarjen reagoi nga pika kufitare e Hanit të Hotit Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, që paralajmëroi dënime të ashpra.
“Sjelle e ulët pa dinjitet kriminale dhe e pa pranueshme. Duhet të shikojmë në thelb qasjen tonë. Të shtojmë penalitetet .Por sidomos penalitetet për kujdestarët. Dëmi na ka ardhur prej rojeve, prej kujdestarëve. Është çështje sensibilizimi shoqëror. Nuk është çështje ligji”.
Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Izmir Duraka ka ndodhur në Prill të 2015-ës në ambientet e komisariatit të Shkodrës. Menjëherë pas kallëzimit të rastit, Duraka është përjashtuar nga radhët e policisë dhe është vënë në prangat e SHÇBA. Sakaq denoncuesja është strehuar në një qendër sociale dhe është marrë në mbrojtje nga autoritetet shtetërore.
Tv Klan