Real Madrid dhe Barcelona e kanë zhvendosur “El Classicon” edhe jashtë fushave të lojës, por këtë herë në merkato. Dy klubet spanjolle kërkojnë që të presin finalen e madhe të Kupës së Botës 2030.
Real Madridi dëshiron një “Santiago Bernabeu” më të madh, i cili do t’i lejojë të presë finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Siç raportohet nga faqja spanjolle Relevo, pavarësisht një rizhvillimi të fundit që ka transformuar ky impiant, qëllimi i klubit të Florentino Perez është të shtojë 5000 vende të reja, duke e çuar kapacitetin total në rreth 85,000, minimumi i kërkuar nga FIFA për një finale të Kupës së Botës.
Projekti i Bernabeut e lejon këtë zgjerim, por siç konfirmohet nga vetë Perez, një kapacitet më i madh se 80,000 aktual do ta bënte klubin të përballet me shpenzime të reja. Për momentin, Spotify Camp Nou i ri, aktualisht në finalizim, është favoriti i madh për të pritur finalen e Kupës së Botës 2030 dhe me 99,354 shikuesit e tij të vlerësuar do t’i garantonte FIFA-s një turmë të nivelit të lartë për aktin final të një Kupe Botërore.
Por kandidatura e Marokut për të pritur finalen nuk duhet të përjashtohet. Vendi afrikan, në fakt, ka ndarë rreth 1.6 miliardë euro për një plan të infrastrukturës sportive me vlerë 3.9 miliardë në funksion të Kupës së Botës 2030 dhe Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, e cila përfshin rinovimin, për t’iu përshtatur standardeve të FIFA-s, të pesë objekteve plus ndërtimin e një stadiumi të ri të madh në Casablanca.
Ky i fundit është favorit për të pritur finalen. Vetëm për këtë stadium të ri, buxheti i planifikuar është 460 milionë euro, ku qeveria marokene synon të ndërtojë stadiumin më të madh në botë me një kapacitet rekord prej 115,000 spektatorësh.
Një projekt ambicioz për të mposhtur konkurrencën spanjolle. Për momentin, Portugalia duket e paaftë të propozojë një stadium kaq modern për të pritur finalen, pavarësisht nga vendet ikonike si Da Luz në Lisbonë dhe Dragao në Porto.
Klan News