Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbremjen e sotme në Shullaz të Kurbinit.
Siç duket edhe në pamje magazina është shkrumbuar totalisht, teksa gazetari i Klan News, Martin Marku thotë se nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.
Drejtor i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret Arben Cara nga vendngjarja shprehet se po punohet me intensitet të lartë tpër shuarjen e flakëve.
Arben Cara, Dr i Shërbimit Zjarrfikës: Po punohet me intensitet të lartë nga disa automjete zjarrëfikëse jo vetëm nga Kurbini, por edhe nga Lezha, Mirdita, Tirana, Kamza. Kemi rreth 50 forca zjarrëfikëse që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Nuk kemi as bvanesa të dëmtuara, apo ndonjë subjekt tjetër përveç magazinës që ju shikoni.
Mjete të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendgjarje që janë duke luftuar për shuarjen e flakëve të zjarrit.
/tvklan.al