Një kabinë elektrike në rrugën e “Kavajës”, në kryeqytet është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.
Sipas asaj që njofton policia, viktima nuk është identifikuar ende, teksa blutë po punojnë për identifikimin e tij.
“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al