Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 Qershorit, pas mbylljes së procesit ankimor të subjekteve politike. Ky institucion ka bërë përllogaritjet në % dhe mandatë për koalicione dhe parti politike.

Alfred Olli: “Rezultati total për secilin koalicion është si më poshtë, vijon. Aleanca e Ndryshimit 46.92%, Aleanca Socialiste për Integrim 5, 52% dhe Bashkimi për Ndryshim 45,45%. Ndërkohë e përkthyer tashmë kjo shofer dhe në mandate korrespondon në Aleanca e Ndryshimit 70 mandate, Aleanca Socialiste për Integrim 4 mandate dhe Bashkimi për Ndryshim 66 mandate. Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbetet në pritje të shqyrtimit të kërkesave ankimore nga ana e kolegjit zgjedhor, pasi nga ky fakt kushtëzohet dhe certifikimi dhe përmbyllja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të përgjithshme që u zhvilluan me 28 Qershor të këtij viti.”

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përmbledhur kështu tabelat përmbledhëse të rezultateve të të gjitha qarqeve dhe mbetet në pritje të së drejtës së palëve për të paraqitur pretendimet në kolegjin zgjedhor.

Përfundimi i shqyrtimit të ankesave në kolegj do të pasohet dhe me nxjerrjen e rezultateve përfundimtare që mund të shpallen në 10 ditët e para të Gushtit.

Alfred Olli: “KQZ ka bërë shpërndarjen e mandateve në qarqet e Korçës, Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Elbasanit. Në total deri ën këtë moment janë mandatuar numerikisht dhe nominalisht 53 deputetë ose rreth 40% e totalit të përbërjes së kuvendit të Shqipërisë. Mbyllja e kësaj faze në KQZ u krijon mundësinë të gjitha palëve që brenda 5 ditëve të paraqesin pretendimet e tyre pranë kolegjit zgjedhor, i cili nga ana e vet ka në dispozicion 10 ditë për t’i marrë ato në shqyrtim. Të gjitha këto element krijojnë mundësinë fizike e kohore që në fund të muajt korrik të bëhet i mundur certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe nga ana e KQZ-së në përmbyllje të shqyrtimit të kërkesave ankimore nga ana e kolegjit zgjedhor.”

Ashtu siç e parashikon dhe kodi zgjedhor, komisioni ka shqyrtuar pretendimet e palëve brenda 10 ditëve nga momenti i paraqitjes së kërkesave ankimore ai mori në shqyrtim 15 kërkesa të cilat u përmbyllën brenda afatit të përcaktuar./tvklan.al