Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në Itali, ka publikuar fotot nga përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.
“Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Rama me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë! Mbushesh me një krenari të jashtëzakonshme teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm që filluan nga zero e kanë kapur majat”, thekson Veliaj.
Pergatitjet e fundit per tubimin e neserm me @ediramaal, me sipermarresit shqiptare te Lombardise! 🚀🚀🚀
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) May 25, 2024
Mbushesh me nje krenari te jashtezakonshme teksa degjon historite e guximshme te shqiptareve te suksesshem qe filluan nga zero e kane kapur majat! 🇦🇱❤️🇮🇹 pic.twitter.com/SPY2pnRTis