Pallati i sportit “Maria Piantanida” në qytezën e Varese është përzgjedhur për t’u mbajtur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë ditën e nesërme në orën 11:00.
Ka kapacitet për të ulur afro 5 mijë persona sipas informacionit të marrë në faqen e arenës sportive. Por organizatorët e takimit kanë pritshmëri që turit të kryeministrit “Krenar për Shqipërinë” t’i bashkohen më shumë se 10 mije shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj.
Ndryshe nga Athina, në Milano autoritetet lokale italiane kanë qenë të disponueshme për të mirëpritur takimin e kryeministrit shqiptar dhe madje kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe drejtues të disa komunave të qytetit verior.
Takimi do të ketë dhe anën e tij të spektaklit ku veç Noizy-t që do ta shoqërojë turin e kryeministrit ashtu si dhe në Athinë, do të performojë dhe Alban Skenderaj, këngëtari që një pjesë të jetës së tij e ka ndarë me Shqipërisë dhe Italisë. Po ashtu do të performoj dhe Artiola Toska dhe Elvana Gjata.
Ndryshe nga Athina është menduar dhe pjesa e fjalimeve, në arenën sportive “Maria Piantanida” shqiptarëve do t’ju drejtohet vetëm kryeministri Rama dhe s’do të ketë eksponentë të tjerë te selisë rozë që do t’i përshëndesin të pranishmit.
Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”.
Tv Klan