Gjykata Kushtetuese njoftoi sot  ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor lidhur me ankimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka përsa i takon Sky ECC.

Gjoka ka kërkuar që Kushtetuesja të shpallë të pavlefshme përgjimet e platformave Sky Ecc dhe Encro Chat, mbi të cilat SPAK ka nisur një seri procedimesh penale dhe ka kryer një seri arrestimesh të personave të ndryshëm.

Gjykata shqyrtoi kërkesat dhe aktet e tjera të paraqitura nga kërkuesi, prapësimet e subjekteve të interesuara dhe aktet e paraqitura prej tyre dhe pasi administroi të gjitha provat e paraqitura nga palët, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit.

Vendimi do t’u komunikohet palëve sipas rregullave dhe afateve ligjore.

Tv Klan