Ivan Perisic po përballet me një situatë të vështirë në Kroaci, aty ku u rikthye të luajë për skuadrën e Hajduk Split.
Një nga lojtarët që ka bërë histori për futbollin kroat, është lënë jashtë për ndeshjen e dytë të kampionatit, ndaj Lokomotiva Zagreb.
Trajneri Gennaro Gattuso, ka vendosur të përjashtojë Perisic nga skuadra për shkaqe disiplinore. Sipas tekniku italian, lojtari nuk respektoi rregullat e vendosura nga stafi teknik dhe për këtë arsye është përjashtuar menjëherë.
Për këtë ka reaguar edhe vetë Perisic, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij shkruan se fokusi duhet të jetë vetëm te ndeshja e kësaj të diele, ndërsa për çështjen e përjashtimit do të flitet më vonë, ku do të ketë një sqarim.
“Sot është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk më shkon në mendje të prish qetësinë e djemve dhe klubit. Dua të heq vëmendjen nga vetja ime. I uroj fat ekipit dhe për atë që ndodhi, do të flasim më vonë.”, ka shkruar Perisic.
Gattuso e ka nisur me “dorë të hekurt” aventurën e tij si trajner i Hajduk, pasi pak ditë më parë përjashtoi edhe futbollistin me origjinë shqiptare, Emir Sahiti, të cilin e riktheu në skuadër pak ditë më vonë. /tvklan.al