Pas seancës së shkurtër dhe kaotike të së Hënës, Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të PS-së  për përjashtimin e 3 deputetëve të PD nga Kuvendi.

Siç raporton gazetarja e Klan News Klesiana Omeri, vendimi u mor në orën 13:00.

Me 30 ditë është përjashtuar deputeti Flamur Noka, me 20 Bledjon Nallbati dhe me 5 ditë Saimir Korreshi.

Seanca të hënës ishte e dedikuar për diskutime që lidhen me zgjedhësit, por deputetët e opozitës me të njëjtën strategji nuk lejuan kolegët socialistë të merrnin fjalën.

Me pankarta në duar, deputetët e opozitës përdorën zhurmues dhe u frynë bilbilave duke bërë që seanca të zgjaste më pak se 10 minuta. Ndërkohë, deputeti demokrat Flamur Noka u përplas me Gardën e Republikës dhe po ashtu i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinaj, të cilit iu afrua me bilbil tek mikrofoni./tvklan.al