Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj dërgohet dy herë në spital
Dita e 12 e grevës së urisë i ka gjetur naftëtarët e Ballshit në gjendje të përkeqësuar.
Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj ka shkuar gjatë natës dy herë në spitalin e Mallakastrëspër shkak të problemeve që ka pasur në zemër dhe luhatjeve të tensionit.
Ai ka refuzuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës, ndaj dhe ka shkuar drejt spitalit me mjete private duke u rikthyer sërish në grevë pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Të mërkurën naftëtarët ndërmorën vendimin ekstrem për t’u ngujuar brenda në Uzinë, duke mbyllur derën me zinxhir dhe duke mos lejuar brenda as mjekët dhe as mediat.
Tv Klan