Kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën Aldo Bumçi, së bashku me kandidatë të tjerë të së djathtës zhvilluan disa takime në aeroportin e Rinasit me emigrantë të cilët kthehen në Shqipëri për të votuar.
“Kam lexuar me vëmendje programin e PD-së në internet dhe kjo na bën shumë optimist, prandaj kemi ardhur për të votuar”.
“Ndryshimet janë kolosale, por ne duhet ta shikojmë Shqipërinë në komitetin europian. Shpresojmë që edhe këtë herë reformat të shkojnë përpara dhe të mos ketë kthim prapa”.
“Ju bëj thirrje gjithë të rinjve dhe të rejave të votojnë numrin 10, sepse për ato është që të shkojnë në Evropë”.
“Dëshira është e madhe, dëshira është për të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të vijnë të votojnë PD-n. Qeveria Berisha duhet të jetë në krye edhe 4 vite tjera”.
…
Kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka, mbylli fushatën e tij elektorale me një mini tur kulturor duke pasur si fokus eventet kulturore të zhvilluara në vend.
Neritan Ceka: “Këtë triumf të repertorit të shkëlqyer që ka pas opera shqiptare në këtë vit para mbylljes që korospondon dhe me mbylljen e fushatës elektorale. Unë shpresoj që 4 vitet e ardhshme të jenë vitet e një mbështetje të fortë të artit shqiptar, në mbështetje të artistëve shqiptar që kanë pushtuar skenat e botës edhe e kthimit te publiku shqiptarë në sallën e Operas edhe të koncerteve”.
…
Kryetar i PLL-së Ekrem Spahiu, i shoqëruar nga Princi Leka, mbylli fushatën elektorale me një sërë takimesh me mbështetës të kësaj force politike në Kamëz.
Ekrem Spahiu: “Ne besojmë në zot duke besuar në zot besojmë te njëri-tjetri, prandaj elektorati i kamzës do të votojë PLL me numër 13. Duke votuar numrin 13 keni votuar për historinë, keni votuar për vlerat kombëtare”.
…
Takimi i zhvilluar në teatrin Migjeni në Shkodër ka shënuar mbylljen e fushatës elektorale të Partisë Agrare Ambientaliste. Kryetari kësaj force politike Lufter Xhuveli ftoi votuesit të mbështesin alternative agrare ambientaliste duke votuar numrin 4.
Lufter Xhuveli: “PAA e meriton që të votohet, numri 4 e meriton që të votohet e të mbështetet për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e Shqipërisë së re, për kontributin që ka dhënë për ndërtimin e demokracisë dhe të një mentaliteti europian në Shqipëri, për qëndrimet që ka mbajtur, për listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Shkodrës, për programin e veçantë që ajo ka”.
…
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, mbylli fushatën e tij elektorale në qarkun e Vlorës.
Paskal Milo: “Dhe demokracia sociale do të jetë së bashku me partnerët e vet politik në fitoren e 28 qershorit dhe në qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë, prandaj dhe njëherë tjetër votoni PDS, votoni numrin 30. Mos harroni 30 është një numër mbresëlënës që mbahet mend, që besoj do ta votoni me shumicë sepse votoni për veten tuaj dhe për të ardhmen tuaj”.
…
Në një takim përmbyllës të fushatës elektorale me struktura të BLD, kryetari Arjan Starova, ftoi elektoratin shqiptar të votojë numrin 2 në kutitë e votimit.
Arjan Starova: “Në emër të vlerave të pa zëvendësueshme, ideore, morale dhe njerëzore liberal demokratët shkojnë në 28 qershor për të fituar, për të zënë një vend më të rëndësishëm në kuvend dhe në qeverinë e ardhshme”…./tvklan.al