Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi zhvilloi një takim me të rinjtë e komunës Cakran të Lushnjës, të anëtarësuar rishtazi në Partinë Demokratike. Për zotin Olldashi, zgjerimi i radhëve të partisë Demokratike me të rinj, në këto ditë fushate, nënkupton fitoren e këtij mandati të dytë nga demokratët.
Sokol Olldashi: “Në asnjë aktivitet nuk mund të jetë më mirë sesa anëtarësimi i njerëzve për herë të parë në partinë Demokratike, nga shtimi i radhëve të kësaj partie, zgjerimi i saj me njerëz të rinj, me frymë të re, me njerëz që kanë kontribut për të dhënë dhe që marrin përsipër që së bashku të bëjmë atë mision që kemi për të kryer në datë 28 qershor, konfirmimin e mandatit të qeverisjes së PD dhe vazhdimin e këtij hapi të madh që ka bërë Shqipëria në këto 4 vjet me ndryshime sinifigative në të gjithë sektorët e jetës.”
…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është ndalur në Përrenjas në turin e tij elektoral për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Mediu kujtoi në këtë takim investimet që ka bërë qeveria e djathtë në këto 4 vitet e fundit, investime që do të vijojnë edhe në mandatin e radhës.
Fatmir Mediu: “Të shkojmë e të trokasim në zemrat e çdo shqiptari, të dëgjojmë me vëmendje hallet dhe problemet që ata kanë, ndoshta jo për të gjitha kemi përgjigje, por le tu japim atyre mundësi shanse dhe shpresë duke ndenjur bashkë me ta. Se i kemi dhënë mundësi shanse dhe shpresë vetes tonë, kemi krijuar besimin për të ardhmen tonë. E vetmja rrugë për të ndërtuar Shqipërinë është rruga duke dashur dhe respektuar njëri-tjetrin, duke dashur familjen tonë, duke dashur Përrenjasin, duke dashur Shqipërinë.”
…
Pjesëmarrja në votime e të rinjve dhe veçanërisht ata që votojnë për herë të parë, është një hap i rëndësishëm për të gjithë. Këtë deklaroi kandidati i Partisë Demokratikë në qarkun e Beratit, Genc Pollo, dhe kandidatet e tjerë të këtij qarku, që u takuan me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Genc Pollo: “Ata që mes jush janë maturantë, ata që janë zgjedhës dhe kanë marrë kartat, jam i sigurt që bashkë me shokët e tyre, edhe të tjerë që nuk kanë votuar më parë, apo ata që kanë votuar ndryshe, më 28 qershor do të votojnë për PD-në, për Beratin që po ndryshon për mirë dhe për Shqipërinë që po ndryshon për mirë. Më 28 qershor do të vendosim të ardhmen më të mirë tuajën, se ajo është e ardhmja më e mirë e Shqipërisë. Ju do t’u thoni të gjithë atyre OJQ-ve abuzive, që vjedhin paratë e botës dhe si rregull i bashkohen PS, PS që hapi dje fushatën e dini ku? Aty ku 19 vjet më parë … tuaj filluan lëvizjen demokratike dhe rrëzuan regjimin komunist.”
…
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj pati disa takime me banorë të fshatit Shtërmen ku prezantoi pjesë të programit të ri qeverisës.
Valentina Leskaj: “ Ne do të mbështesim biznesin agrar, do mbështesim biznesin agrar duke përjashtuar nga taksat dhe tatimet deri në 3 vjet të gjitha bizneset e reja, sepse biznesi në fshat ka nevojë për lehtësi që të zhvillohet.”
…
Kreu i aleancës Demokratike Neritan Ceka u ndal në një takim me banorë dhe sipërmarrës të qarkut të Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit me biznesmenë të fshatrave Konjat dhe Dushk, Ceka tha se aleanca Demokratike ka një program të qartë dhe të detajuar për zhvillimin e biznesit në zonat rurale.
Neritan Ceka: “Ne do përpiqemi në këto 4 vjet që shteti të bëjë një pakt,t’iu inkurajojë, veçanërisht biznesin që zhvillohet në ferma, që zhvillohet në territoret fshatare.”…/tvklan.al