Këto pamje përmbytjesh katastrofike janë filmuar në lindje të Siçilisë, ku këtë paradite pati përmbytje masive për shkak të një stuhie të fuqishme me reshje të dendura shiu.

Reshjet e dendura i shndërruan rrugët në Katania dhe qytezat pranë saj në lumenj që morën me vete edhe automjete dhe i hodhën në det.

Deri më tani nuk flitet për persona të zhdukur, ndërsa qendrat e emergjencës kanë marrë thirrje të shumta nga persona të mbetur të bllokuar nëpër automjetet që u gjendën papritur mes vërshimeve të furishme të ujërave nëpër rrugë ose nëpër banesa.

Kjo situatë ngjall frikën e përsëritjes së përmbytjeve katastrofike të Valencias në fund të Tetorit, ku humbën jetën 223 persona e ku 93 të tjerë mbeten ende të pagjetur.

Fenomenet atmosferike të përmasave të tilla ekstreme po intensifikohen dhe janë pasojë e ngrohjes globale.

Tv Klan