Policia e Lezhës zbardhi plagosjen e një 26-vjeçari gjatë natës së kaluar në qytetin e Laçit.

Ai po udhëtonte në makinë me dy persona të tjerë dhe në rrethana të paqarta është qëlluar nga njëri prej tyre, i cili arriti të largohej.

Gjatë ndërhyrjes së policisë drejtuesi i makinës ka përplasur automjetin e forcave të rendit në përpjekje për t’u larguar.

Policia vuri në pranga drejtuesin, një 28-vjeçar me precendentë penalë dhe sekuestroi 2 pistoleta dhe një kallashnikov.

Tv Klan