8 persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në shtetin indian të Bengalit Perëndimor. Ngjarja ndodhi kur një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh në zonën e Nju Jalpaiguri mëngjesin e të hënës.
Autoritetet kanë deklaruar se gabimi njerëzor mund të ketë çuar në përplasjen dhe për këtë do të bëhet një hetim i detajuar. Ata shtuan se ambulancat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan në vendin e aksidentit menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee shprehu tronditjen për ngjarjen teksa njoftoi se të plagosurit po trajtohen në një spital në qytetin Siliguri dhe tha se prioriteti i tyre është që ata të marrin ndihmën më të mirë mjekësore.
India ka një nga rrjetet më të mëdha të trenave në botë me miliona pasagjerë që e përdorin atë çdo ditë, por një pjesë e madhe e infrastrukturës hekurudhore ka nevojë që të përmirësohet./tvklan.al