Përplasja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka bërë jehonë dhe në mediat e huaja. Ka qenë britanikja “Daily Mail” që i ka dedikuar një artikull të gjatë situatës së krijuar mes çiftit në proces divorci. Britanikja shkuan se Princ Leka ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti, për të cilën kishte thënë që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij.

Por si e trajtoi “Dail Mail” çështjen? Më poshtë ju sjellim të përshtatur në shqip artikullin e britanikes:

Një video u shfaq në internet të martës, ku dyshohet se Princ Leka ishte përshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 73 vjeç. Pallati lëshoi ​​një deklaratë pasi një video e sherrit u shfaq në internet dhe pretendonte se Leka ishte ‘sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-gruaja dhe ish-vjehrri i tij’ dhe ia kishte dorëzuar videon policisë si provë.

Pas publikimit të videos, Oborri Mbretëror lëshoi një deklaratë në lidhje me konfliktin përmes mediave sociale dhe akuzoi policinë për nxjerrjen e pamjeve.

“Princ Leka pasditen e 5 Marsit u sulmua fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale. Videot janë dorëzuar vetëm në komisariat nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij. Por pavarësisht se janë konsideruar sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media duke transmetuar imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje të dhunshme. Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe mediat”, thuhet në deklaratë.

“MailOnline” ka kontaktuar Oborrin Mbretëror Shqiptar për koment.

Kjo vjen 2 muaj pasi dyshja që ka një vajzë 3-vjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se martesa kishte humbur funksionin e saj.  Ceremonia luksoze e martesës së tyre u ndoq nga më shumë se 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, duke përfshirë Princin Michael të Kentit, i cili është kushëriri i dytë i Mbretit Charles.

/tvklan.al