Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar u shoqërua me debate e replika të forta mes dy kampeve lidhur me projektligjin e shumicës për faljen e gjobave për ndërtimet paleje në zonat rurale. Opozita e cilësoi procedurën e përshpejtuar të këtij ligji në shkelje të rregullores, por dhe Kushtetutes.
Shumica e mohoi dhe iu bëri të qartë kundërshtarëve të djathtë që do të rrëzojë amendamentet e tyre.
Për 4 orë ishte deputeti Agron Shehaj që bllokoi punimet e Kuvendit. Ai kërkoi informacion për mosrealizimin e interpelancës së tij me zv.kryeministren Belinda Balluku.
Por zv.kryeministrja Balluku erdhi në seancë disa minuta më vonë.
Pas deklaratave të Ballukut, Shehaj këmbënguli të merrte fjalën dhe bllokoi foltoren kur kjo ju mohua nga Spiropali.
Seanca ka nisur dhe është ndërprere disa herë, por Shehaj nuk ka pranuar të lërë foltoren dhe ka vazhduar të komunikojë me ndjekësit e tij në Tik Tok duke u bërë pengesë që deputetët të merrnin fjalën. Kjo ka shkaktuar dhe përplasje fizike dhe ofendime mes tij dhe përfaqësueseve të tjerë të opozitës.
Klan News