Thibaut Courtois, ka marrë një vendim drastik në lidhje me të ardhmen e tij në kombëtaren e Belgjikës.
Portieri ka vendosur të mos jetë me pjesë e kombëtares, gjatë kohës që në drejtimin e saj do të jetë trajneri Domenico Tedesco.
Përplasjet mes lojtarit dhe trajnerit, që e la jashtë Eurtopianit, kanë qenë të vazhdueshme dhe për këtë arsye Courtois ka vendosur të mos jetë pjesë e Belgjikës me Tedesco-n.
“Fatkeqësisht, pas ngjarjeve me trajnerit dhe pas shumë reflektimeve, kam vendosur që të mos kthehem më në kombëtaren belge, nën drejtimin e tij.
Në këtë çështje, unë pranoj pjesën time të përgjegjësisë. Megjithatë, duke parë përpara, mungesa ime e besimit tek ai nuk do të kontribuonte në ruajtjen e atmosferës së nevojshme.
Federata, me të cilën kam pasur disa biseda, pranon qëndrimin tim dhe arsyet që më çuan në këtë vendim të dhimbshëm, por koherent.
Më vjen keq që ndoshta kam zhgënjyer disa tifozë, por jam i bindur se kjo është mënyra më e mirë e veprimit për Belgjikën, pasi mbyll një debat dhe lejon skuadrën të fokusohet në ndjekjen e qëllimeve të saj.”, shkruan Courtois në profilin e tij.
Portieri i Real Madrid ka qenë titullar i padiskutueshëm te Belgjika, por lënia jashtë Europianit, ka ftohur së tepërmi marrëdhëniet e tij me trajnerin dhe ka marrë vendimin drastik. /tvklan.al