12 milion fëmijë në botë vdesin përpara se të mbushin 5 vjeç. Kjo do të thotë se në çdo 10 fëmijë që lindin njëri vdes nga sëmundje, varfëri, mungesë ushqimi dhe shkaqe të tjera. Sipas një raporti të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Shqipëria mban vendin e parë në kontinent për vdekshmërinë e fëmijëve. Në vitin 1992 ishte 45/mijë, ndërsa në vitin 1997 ra në 26/mijë.
Shifrat më të larta janë në fshat ku shoqërohet dhe me vdekshmëri të lartë të nënave. Shkaqet kryesore janë sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, sëmundjet e lindjes, parazitët, diarreja dhe mungesa e ushqimit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit një shkak tjetër i vdekjes së fëmijëve janë dhe aksidentet. Vihet re gjithashtu se në vitin 1997 si pasojë e hapjes së depove të armëve, humbën jetën 60 fëmijë 1200 të tjerë u plagosën ku një pjesë e së cilëve mbeten invalidë për gjithë jetën./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti