Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Përsëritja e zgjedhjeve në komunën Bubq është vendosur nga Gjykata e Tiranës, dy javë më parë. Procesi zgjedhor ka shkuar i qetë dhe është vënë re pjesëmarrja e lartë. Deri në mesditë ka votuar 50% e zgjedhësve.

Për këtë fshat konkurrojnë 5 kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Demokracia Sociale. Situata e qetë ndihet e kërcënuar nga prania e simpatizantëve të partive respektive pranë qendrave të votimit./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj