Rreth 40 000 fansa u mblodhën në stadiumin El Campin në Bogota për të kërcyer dhe kënduar në ritmet e muzikës së Shakirës.
Fansat e këngëtares kolumbiane patën mundësinë për të shijuar hitet më të mëdhaja të karrierës së saj gjatë shfaqjes plot ngjyra dhe energjike që ajo dhuroi.
Këngëtarja falënderoi fansat e saj për praninë e tyre dhe tha se ishte mirënjohëse që ishte në qytetin ku u rrit si artiste dhe si njeri.
“Faleminderit për gjithçka që më keni dhënë. Kur u ndjeva vetëm, ju ishit pranë meje. Kur u ndjeva e padashur, më dhatë gjithë dashurinë tuaj. Kur u ndjeva e dobët, më dhatë forcën tuaj.” u shpreh Shakira gjatë koncertit.
Performanca e saj është pjesë e turneut “Gratë nuk qajnë më”.
Shakira pritet të performojë së shpejti në Kili, Argjentinë, Meksikë dhe Republikën Domenikane.
Klan News