Gjashtë herë kampioni i MotoGP, Marc Marquez debuton në mënyrë fantastike me Dukatin. Piloti spanjoll regjistroi pole-position në Çmimin e Madh të Tajlandës, duke lënë pas vëllanë e tij, Alex Marquez.

Me kampionin në fuqi të MotoGP-së, Jorge Martin që humbi fillimin e sezonit për shkak të lëndimit, Marquez dhe kampioni i dyfishtë i MotoGP-së, Francesco Bagnaia nisen si favorit për të triumfuar.

32-vjeçari Marquez zuri vendin e parë me kohën 1 minutë, 28 sekonda e 782 të qindat duke lënë Alex ndërsa italiani Bagnaia doli i treti për të kompletuar rrjeshtin e parë të nisjes.

Australiani Jack Miller i Yamaha ishte i katërti më i shpejtë, përpara Ogura dhe Franco Morbidelli, i cili ishte i gjashti. 

Pedro Acosta, Raul Fernandez, Marco Bezzecchi dhe Fabio Quartararo u renditën në 10 pozicionet e para për të premtuar një garë spektakolare.

Klan News