Pjesa më e madhe e vajzave mendojnë dhe ëndërrojnë ditën e propozimit për martesë dhe më tej se kaq duke i imagjinuar madje deri në çdo detaj.

Dhe vajza fatlume së cilës i është bërë një propozim tejet i veçantë aq sa ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja është kjo stjuardeze polake. Ajo mori propozimin nga partneri i saj pilot gjatë një fluturimi nga Varshava në Krakov.
“Zonja dhe zotërinj, rreth një vit e gjysmë më parë në këtë punë takova personin më të mrekullueshëm që ndryshoi plotësisht jetën time,” ju drejtua pasagjerëve piloti Konrad Hanc i cili së bashku me një tufë me lule bëri propozimin e veçantë të dashurës së tij.

Paula, u pa duke vrapuar në rreshtin e avionit për të përqafuar partnerin e saj dhe për t’i thënë po propozimit për martesë.

Video është shpërndarë nga kompania ajrore ‘LOT Polish Airlines’ dhe ka marrë komente dhe pëlqime të shumta ku shumë i kanë uruar çiftit të ri jetë të lumtur.
Klan News