Një pilot shumë i dehur, është hequr nga kabina e një fluturimi, duke lënë më shumë se 100 pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Shtutgartit.
Pak para se avioni i Air Portugal, të nisej për në Lisbonë të premten në mbrëmje, një punonjës i aeroportit vuri re se piloti po ecte në mënyrë të çrregullt, si edhe ndjeu aromën e alkoolit.
Ai njoftoi autoritetet e aeroportit, të cilët vendosën që avioni të mos ngrihej.
Linja ajrore ka kërkuar falje anulimin e fluturimit, për shkak të paaftësisë së pilotit.
Sipas
The Guardian
, policia e gjeti pilotin 40 vjeçar në gjendje shumë të dehur kur hynë në kabinë mbrëmjen e së premtes.
Licenca e fluturimit të pilotit u pezullua menjëherë nga prokurorët lokalë dhe ai u gjobit me 10.000 euro./tvklan.al