Konsiderohej si potencial për të arritur medalje, por Paris 2024 u shndërrua në tabu. Japonezja Shoko Miyata është larguar nga grumbullimi i ekipit Olimpik për shkak të vesit të saj. Pirja e duhanit ka shtyrë drejtuesit për ta përjashtuar gjimnasten nga Lojërat Olimpike të kësaj vere.

19-vjeçari u largua nga kampi stërvitor i Japonisë në Monako, me zyrtarët që hetuan incidentin dhe dolën në konkluzionin se Miyata ishte përdoruese e cigares edhe në grumbullim.

Kapitenja e ekipit të gjimnastikës artistike u kthye në Japoni, pasi ajo kishte shkelur rregullat e Shoqatës së Gjimnastikës Japoneze. Pirja e duhanit është në kundërshtim me kodin e sjelljes së shoqatës.

Miyata fitoi një medalje bronzi në Kampionatin Botëror 2022 në Liverpool dhe ajo ishte vendosur të drejtonte një ekip olimpistësh për herë të parë në Paris. Japonia synon të fitojë medaljen e parë të ekipit të gjimnastikës artistike që nga Lojërat e Tokios të vitit 1964.

Klan News